KryesoreLajme
Kryesore

Ervin Demo, apo Mirela Kumbaro – kush i urdhëron bizneset të falenderojnë Ramën

Partia Socialiste me në krye Edi Ramën nuk ka të ndalur në propagandën e saj bajate dhe boshe, duke mos kursyer edhe bizneset në përçudnimin e tyre.

Një rast i fundit vjen nga Berati, ku një prej bizneseve më të suksesshme është detyruar të falënderoi Edi Ramën për promovimin qeveritar të aktivitetit të tij.
Në postimin e tij në Facebook, Zamo Rafting, pronari i Hotel Castle Park Berat dhe i Albania Rafting Group, ka shpërndarë një postim të Edi Ramës ku është ministrja Mirela Kumbaro dhe promovon Glambing Albania, një tjetër kompani që do të ushtrojë sportin e rafting në lumin e Vjosës.

Por postimi fillon me një komunikim që kanë pasur pronari Zamo, me urdhëruesin e tij, ku ky i fundit i ka nisur edhe tekstin që duhet të publikojë në rrjetet sociale.

‘Patjetër, ja një version që mund të përdorësh për falënderimin tënd:

Faleminderit Kryeministër Edi Rama

Përzemërsisht ju falenderojmë për mbështetjen dhe promovimin e Glambing Albania!’, ky është teksti që është detyruar të publikojë në Facebook, Zamo i Rafting Albania.

Pyetja e SYRI-t në këtë rast është: Kush po i detyron bizneset të falenderojnë Edi Ramën, Ervin Demo (kryebashkiaku i Beratit) apo ministrja Mirela Kumbaro?

Edi Rama dhe Mirela Kumbaro promovojnë nga Madridi emrin më me ndikim në  turizmin shqiptar - News

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button