KryesoreLajme
Kryesore

Enton Abilekaj: Çdo grup kriminal ka përfaqësuesin e vet në Parlament

Gazetari Enton Abilekaj deklaroi se çdo grup kriminal ka përfaqësuesin e vet në parlament, duke e cilësuar këtë si një nga aleancat aktuale në pushtet.

Sipas tij, ndryshe nga koalicionet e hapura të opozitës në të kaluarën, aleancat e Ramës janë të fshehta dhe të ndërtuara me krimin, biznesin, median dhe kontrollin e pushteteve, me synimin për të manipuluar zgjedhjet.
Ai shtoi se vetëm pas shpalljes së fituesve do të mund të kuptohet plotësisht çfarë do të drejtojnë këta individë.

Deklarata:

Po të shohim listat me vëmendje, do të vërejmë se çdo grup kriminal ka përfaqësuesin e vet në parlament. Kjo është një nga aleancat që kemi sot në pushtet. Në të kaluarën kemi pasur një koalicion opozitar të përbërë nga shumë parti, ndërsa koalicionet e Ramës janë të fshehta dhe nuk përbëhen nga parti politike, por nga krimi, biznesi, pronarët e mediave, kontrolli i pushteteve, të gjitha të vëna në funksion të zgjedhjeve, duke shkelur çdo kod dhe çdo ligj.

Pasi të shpallen emrat e fituesve, do të mund të hartojmë një listë të plotë se çfarë do të drejtojnë ata.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button