KryesoreLajme
Kryesore

Agim Nesho: Mandati i katërt i Ramës, mbështetje nga ekstremistë të majtë për të goditur MAGA-n, jo shqiptarët

Diplomati, Agim Nesho, i ftuar në emisionin ÇIM PEKA LIVE, theksoi se të vetmit mbështetës ndërkombëtarë për fitoren e Ramës ishin të majtët ekstremë, të cilët deshën të godisnin lëvizjen MAGA.

Nesho tha se as liderë të vendeve si Rohanda dhe Bangladeshi, nuk e kanë përfunduar mandatin e katërt, ku sipas tij, kanë përfunduar në një gjyq popullor dhe janë përzënë nga vendi.
“Dihet që zgjedhjet ishin një katastrofë, një masakër e paparë, domethënë Rama pas 12 viteve, pasi e zhveshi duke e vjedhur këtë popull, duke i marrë ekonominë, duke i marrë çdo gjë, edhe shpresën, dhe duke larguar mbi 1 milion veta jashtë. Biem dakord që bëri këtë gjë, ndoshta nuk ka dashur kaq shumë, pavarësisht se ka pretenduar se është një njohës i mirë i fushatave elektorale, ai është një njohës i mirë i organizimit të vjedhjes se sa njeh një rezultat, sepse e ka pohuar: do të iki kur të dua unë.
Edhe që këtu zgjedhjet quhen brenda një autokracie e cila është e pakorrigjueshme. Dua të them që ky ka hyrë në një rekord ndërkombëtar, që vetëm vende si Rohanda dhe Bangladeshi t’i kenë më të larta në mandatet e katërta, sepse çdo qeverisje ka konsumimin e saj, ka vërejtje, aq më tepër që ky ka gjysmën e qeverisjes në burg për vjedhjen e fondeve publike, për qeverisjen. Pra, reagimi ndërkombëtar do të jetë në proporcion me këtë. Ne këtu në studio kemi diskutuar se Ramës i duhen këto zgjedhje.
Atij i duhej sepse do të ishte pari nesër, sepse do të ballafaqohej me drejtësinë popullore, dhe jo me atë të ligjit. Ai ka vjedhur këtë popull deri në palcë, dhe do t’i merrte me patjetër këto zgjedhje. Në këtë kuptim ata që e përkrahin Ramën dhe që e përgëzuan, ishin pikërisht Meloni.
Meloni, duke ditur se ka interesa direkte te Rama, i cili nuk punoi asnjëherë në interes të shqiptarëve, nuk ishte as në nivelin e udhëheqësve të Afrikës, të cilët i kërkuan Melonit 2 miliardë dollarë, kurse Rama ja ofroi motrës së tij falas, jo në interes.
Sepse ai kujton se postin e kryeministrit ja kanë lënë prindërit e tij. Po të shikosh se kush ka përkrahur Ramën, të parët janë ose të majtët ekstremë, e kanë projektuar fitoren e Ramës brenda një skenari për ta pozicionuar Ramën si fitore kundër MAGA-s, domethënë lëvizjes Trumpiste për një Amerikë më të fortë.
Për arsye se vetë amerikanët panë në Shqipëri se ishte shembulli i parë ‘ekselons’ për goditjen e të djathtës shqiptare dhe të opozitës, dhe liderit kryesor, duke e mbajtur 355 ditë në burg. Dhe erdhën me dëshirën duke pasur se drejtësia në Shqipëri ishte një instrument për të goditur kundërshtarët e tyre politikë. Pra, ka qenë pjesa përpara e progresiste si Spanja, si Starmer, i cili kishte interesa si Meloni, që të hapte kampet dhe të zgjeronte rikthimin e atyre shqiptarëve që sakrifikuan dhe jetën.
Por nuk kemi akoma pëlqimin edhe nga demokracia më e fortë, që unë mendoj se nuk do të dalë jashtë kuadrit të kritikave të OSBE/ODIHR, dhe kjo është shumë e rëndësishme dhe kjo është çështje që po e ndihmon opozitën shqiptare, që të evidentojë faktet.
Unë mendoj, duke u kthyer në një optimizëm për popullin që është i dëshpëruar, dhe kjo fitore nuk ka sjellë asnjë reagim pozitiv, as te vetë njerëzit e Ramës, sepse kur i shikon që kanë vjedhur aq shumë, sa është një skandal botëror, por të gjitha mandatet e katërta asnjëri nuk i ka përfunduar. Ajo e Bangladeshit u detyrua nga lëvizjet masive, që dolën qytetarët në shesh. Ajo u detyrua të largohet nga vendi dhe i dhanë strehim shtetet që ishin ngjitur me të.” tha Nesho.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button