
Endrit Shabani, kandidati për deputet nga radhët e NISMA Shqipëria Bëhet, vjen para qytetarëve me një angazhim të qartë dhe të palëkundur: të rikthejë çdo qindarkë që i është vjedhur popullit shqiptar në këto 30 vite tranzicion të dhimbshëm dhe abuziv.
“Beteja jonë është me vepra, jo me fjalë. Kallëzimet që kemi depozituar në SPAK janë dëshmi konkrete e këtij angazhimi. Ne nuk premtojmë drejtësi – ne e kërkojmë dhe e ndjekim atë deri në fund”, deklaroi Shabani në një nga daljet e tij publike.
Sipas tij, Parlamenti do të shërbejë si një platformë kyçe për të thelluar luftën kundër korrupsionit përmes ngritjes së komisioneve hetimore, me qëllimin e vetëm: të ekspozojnë abuzimet dhe të sjellin pasuritë publike atje ku e kanë vendin – në shërbim të qytetarëve.
“Ne nuk bëjmë kompromise me korrupsionin. Misioni ynë është i qartë: Shqipëria nuk mund të ndërtohet mbi padrejtësi. Kjo është arsyeja pse NISMA nuk është thjesht një parti, por një kauzë”, theksoi Shabani.
Me një profil të ri politik dhe me një qëndrim të prerë ndaj së shkuarës, Endrit Shabani përfaqëson brezin e politikanëve që nuk shërbejnë sistemit të vjetër, por angazhohen për ta rrëzuar atë – me transparencë, guxim dhe vullnet politik.
https://www.facebook.com/eshabani/videos/1204804051147773