KryesoreLajme

Andi Bushati: PS sot ngjan me një parti fashiste – Rama s’ndryshon nga Musolini, qeveris me oligarkë, banda dhe media të korruptuara

Gazetari, Andi Bushati, theksoi se PS sot i ngjason një partie fashiste, ku sipas tij, Rama nuk ka asnjë ndryshim nga Musolini.

Bushati tha se Rama e mban qeverinë nëpërmjet tri kollonave që janë, oligarkët, bandat dhe mediat e korruptuara.
“Ajo që kam thënë kohë të ndryshme është e vërtetë. PS nuk është as socialiste as social-demokrate dhe as e majtë. Sot PS i ngjan më tepër një partie fashiste. Në mënyrën se si erdhi Musolini në pushtet ngjan për shembull në mënyrë identike me atë rrahjen e opozitës në Elbasan 4 vite më parë. E dyta është bërë parti e një njeriu e cila e mban pushtetin jo më në vlerat e suazës të së majtës, duke punuar vetëm për interesat e një grup njerëzish dhe duke mos punuar me shumciën. Dhe e mban pushtetin në tri kollona kryesore e para janë oligarkët, e dyta janë bandat kriminale dhe e treta janë televizionet kombëtare dhe shumë të tjera jo kombëtare. Në këtë kuptim është parti e një personi të vetëm shumë larg përpara që ata njerëz kanë aspiruar më parë.” tha Bushati.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button