KryesoreLajme
Kryesore

Berisha: Rama, kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit – të rinjve u premton dy kile fara kungulli

E për këtë arsye, sipas liderit të PD, quhet edhe si Pashiqi i Shqipërisë, për cinizmin e tij. ‘Prandaj ata të cilët nuk janë në Shqipëri, nuk janë shqiptarë, Michael Martens nuk është shqiptar, është publicist gjerman i njohur, pikërisht për këto i thotë Edi Ramës, ti je kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit. Sepse nuk mbrohen më mirë interesat e Serbisë se sa t’u thuash të rinjve se do kenë dy kile fara kungulli mandatin që vjen’, deklaroi Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Miqtë e mi, në 100 ditë Shqipëria do ketë listën e ilaçeve që rimburson republika italiane, 100 përqind të rimbursueshme.

Zotimi im është për fermerët e Elbasanit dhe Shqipërisë se në 100 ditë do të pesëfishohen subvencionet për çdo fidan, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi.

Se në 100 ditë, taksa armiqësore asimetrike do të zhduket dhe do vendoset njëlloj në shitje dhe blerje.

Se në 100 ditë, prodhimet e tyre bujqësore do mbrohen në çdo sezon.

Dhe se do investohet, do dyfishohet buxheti për bujqësinë.

Jam këtu për t’u dhënë fjalën se në 100 ditë, në spitalet tona nuk do mungojë asnjë ilaç për të sëmurët tanë. Jo dhe jo. Do mjekohen me dinjitet.

Miq, të gjitha këto japin një frymëmarrje të re për çdo njeri.

Të gjitha këto krijojnë një mundësi të re për çdo shqiptar.

Me të gjitha këto që unë përmenda nuk bëjmë asgjë tjetër vetëm ua kthejmë paratë ju, paratë tuaja, paratë që merren nga taksat tuaja.

Dhe kjo është detyrë morale, ligj, Kushtetutë për çdo pushtetar.

Të dashur qytetarë të Elbasanit, këto janë jetike.

Ne përballemi sot me një rrezik ekzistencial që kurrë ndonjëherë asnjëri prej nesh nuk e kishte përfytyruar.

Cili qytetar nga Elbasani apo shqiptar do mendonte se do vinte një ditë që ne jemi këtu, kombi shqiptar të ketë treguesin e lindshmërisë më të ulëtin në botë.

Dhe e gjitha kjo për shkak se në 10 vite, 620 mijë të reja dhe të rinj u larguan nga Shqipëria.

Kush mund të mendonte nga ne se sot do kishim rrethe me 13 lindje në një vit.

Do kishim qytete si Erseka me një lindje në vit.

A nuk është kjo një hata për të ardhmen tonë?

Të gjitha këto erdhën me një moto, le të ikin se do vijnë cingaleshë, bangladeshas, etj.

A ka qëndrim më armiqësor se ky?

Miq, një shtëpi pa të rinj është shtëpi pa të ardhme.

Një shtëpi pa djep është derë e mbyllur nesër.

E dëgjoja në Tepelenë, kishte një grup të rinjsh përpara, burreci 2 metra i gjatë, dhe u thoshte se në mandatin tonë të katërt, do keni nga dy kg fara kungulli të qëruar në muaj.

Ky është vlerësimi.

Unë u garantoj se edhe pushtuesi më i egër joshqiptar po të ishte, në këtë katastrofë demografike nuk do guxonte kurrë t’u thoshte të rinjve se do u servirim mandatin e ardhshëm dy kile farë kungulli në muaj.

Pra, ky është preokupimi.

Duke ardhur këtu, një zonjë te kthesa më përshëndeti me grusht. E përshëndeta me dy gishta.
Gjatë fjalës së mbajtur në Elbasan, kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli për mandatin që vjen.

‘E dëgjoja në Tepelenë, kishte një grup të rinjsh përpara, burreci 2 metra i gjatë, dhe u thoshte se në mandatin tonë të katërt, do keni nga dy kg fara kungulli të qëruar në muaj. Ky është vlerësimi’, tha Berisha.

Tani më lejoni t’i them asaj zonje: zonjë, ne mund të kemi mendime të ndryshme, por ne kurrë, as unë as ti, nuk mund të jemi për djepin bosh.

Nuk mund të jemi që të ikë rinia, ëndrra e Shqipërisë dhe të mbetemi këtu në këtë formë.

Nuk mund të jemi t’u ofrojmë dy kile farë kungulli në muaj.

Nuk mund të jemi për cinizma të tilla.

Prandaj ata të cilët nuk janë në Shqipëri, nuk janë shqiptarë, Michael Martens nuk është shqiptar, është publicist gjerman i njohur, pikërisht për këto i thotë Edi Ramës, ti je kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit.

Sepse nuk mbrohen më mirë interesat e Serbisë se sa t’u thuash të rinjve se do kenë dy kile fara kungulli mandatin që vjen.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button