Lajme

Elbasan: Largohet nga banesa 13-vjeçari, prindërit kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

Një 13-vjeçar është larguar nga banesa prej tre ditësh në qytetin e Elbasanit, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe të qytetarëve për ta gjetur.

Sipas njoftimit zyrtar, një 54-vjeçar, banues në lagjen “5 Maji”, ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Elbasan zhdukjen e djalit të tij të mitur. Fëmija, që i përket komunitetit rom, është parë për herë të fundit duke lypur në rrugë.

Dyshohet se adoleshenti mund të jetë larguar drejt ndonjë qyteti tjetër për të vazhduar aktivitetin e lypjes.

Policia po vijon punën për gjetjen e tij dhe u bën thirrje qytetarëve që kanë informacion të ndihmojnë në lokalizimin e të miturit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button