Lajme

Djeg një magazinë për motive të dobëta, arrestohet 21-vjeçari në Librazhd

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kovanik, njësia administrative Rrajcë, ku një magazinë me pajisje elektroshtëpiake është përfshirë nga flakët. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies, një 21-vjeçar me inicialet O. G., banues në fshatin Rrajcë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Librazhdit, ngjarja ka ndodhur më 10 maj 2025 dhe pas veprimeve hetimore është bërë e mundur identifikimi dhe ndalimi i të riut. Dyshohet se ai i ka vënë qëllimisht flakën magazinës, për motive të dobëta.

Magazina ishte në pronësi të shtetasit M. H., ndërsa si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button