Lajme
Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në aksin rrugor Burrel – Rrëshen

Reshjet e pandërprera të shiut që nisën që mbrëmjen e kaluar kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Burrel – Rrëshen. Si pasojë e motit të keq, në afërsi të fshatit Urakë është regjistruar rënie gurësh dhe copash shkëmbi, duke penguar qarkullimin normal të automjeteve.
Segmenti pranë fshatit Urakë rezulton të jetë më i dëmtuari, ku rrëshqitjet e dherave dhe gurëve kanë krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve. Autoritetet lokale bëjnë me dije se janë në terren për të pastruar rrugën dhe për të rikthyer lëvizjen normale sa më shpejt të jetë e mundur.
Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë zonë, për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e mëtejshme si pasojë e reshjeve të vazhdueshme.