Lajme

Diaspora shqiptare nis votimin për zgjedhjet e 11 majit – Rama: Foto frymëzuese, Shqipëria drejt BE-së

Kanë mbërritur tashmë fletët e para të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një foto simbolike të një familjeje emigrantësh shqiptarë që pozon me zarfin e fletës së votimit.

“Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030 në BE,” shkruan Rama në postimin e tij.

Ai shpreh mirënjohje për pjesëmarrjen e diasporës në procesin zgjedhor dhe u premton shqiptarëve jashtë vendit se angazhimi i tyre do të shpërblehet me një të ardhme më të mirë në Bashkimin Europian.

“Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës,” shton ai.

Kjo është hera e parë që votimi nga diaspora bëhet realitet, duke shënuar një moment të rëndësishëm për përfshirjen e shqiptarëve në vendimmarrjen politike të vendit, pavarësisht vendbanimit të tyre.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button