Sport
Chiesa shpërthen në emocion: “Dua të qëndroj te Liverpool, e dua këtë klub!”

Federico Chiesa ka shpërthyer në emocion pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Bournemouth, ku ishte protagonist me një gol të bukur.
Pas përfundimit të sfidës, sulmuesi italian dha një deklaratë që me siguri ka entuziazmuar tifozët e Liverpool-it.
“Vendimi im është të qëndroj! Dua të qëndroj dhe të luftoj për të gjitha trofetë këtu,” tha Chiesa, duke treguar qartë synimet e tij afatgjata me klubin anglez.
Ai nuk i fshehu emocionet dhe dashurinë për fanellën që mban veshur.
“Unë e dua Liverpool Football Club,” u shpreh ai me krenari.
Ky mesazh i fortë pritet të ngrohë zemrat e tifozëve, duke i dhënë një garanci më shumë për të ardhmen e Chiesa-s në “Anfield”.