Sport

Chelsea pa Cole Palmer për dy deri në tre javë

Chelsea do të duhet të përballet pa njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të saj, Cole Palmer, i cili do të mungojë për dy deri në tre javët e ardhshme.

Trajneri i “Blues”, Enzo Maresca, konfirmoi sot se vendimi është marrë për të mbrojtur futbollistin dhe për të shmangur përkeqësimin e gjendjes së tij.

“Ne vendosëm ta mbrojmë pak Cole, në mënyrë që situata të mos përkeqësohet. Kemi marrë vendimin që ta pushojmë për dy deri në tre javë, deri në pushimin e ndeshjeve ndërkombëtare, për të parë nëse me atë periudhë pushimi ai mund të rikuperohet 100%,” u shpreh Maresca.

Palmer, i cili ka qenë ndër lojtarët kyç të Chelseat në këtë fillim sezoni, pritet të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme. Megjithatë, stafi teknik shpreson që ai të rikthehet plotësisht i gatshëm pas pauzës ndërkombëtare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button