KryesoreLajme
Kryesore

Bozdo i Partisë Demokratike: Reforma thelbësore në arsimin e Shqipërisë për një të ardhme më të mirë

Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me mësuesit në qytetin e Beratit. I deleguari politik i PD-së për qarkun Berat, Eno Bozdo, i shoqëruar nga Prof.Myqerem Tafaj prezantuan programin e PD-së për arsimin.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i programit të Partisë Demokratike për arsimin dhe edukimin, në kuadër të prezantimeve të programeve zgjedhore të Partisë Demokratike. “E ardhmja fillon nga edukimi, nga arsimi dhe nga cilësia e mësimdhënies. Në 12 vite arsimi ka kapërcyer sfida të ndryshme, sfida që kanë tejkaluar sferën e vetë sektorit, dhe vështirësi të panumërta. Reformat e kthyen mbrapsht vendin vite më parë, ka pasur dhe ka probleme të shumta në sistemin arsimor, probleme këto që janë thelluar mjaft me largimin e qytetarëve nga Shqipëria dhe rrjedhimisht braktisjen e shkollës nga nxënësit. Për fat të keq arsimi është nga ata sektorë që janë shumë hapa të mëdhenj prapa”, – tha Eno Bozdo, duke pohuar se pas 11 prillit gjithçka në sistemin arsimor do të ndryshojë nën drejtimin e Partisë Demokratike, nëpërmjet reformave që janë hartuar prej saj.

Arsimi ,prioritet absolut i PD-ASHM!
🔵 Departamenti i arsimit-Profesor Myqerem Tafaj, si dhe PD Berat, organizuan një takim me mësues, jo vetëm për të sjellë shqetësimet e mësuesve për gjendjen mjerane ku e katandisi 🔵Rilindja arsimin, por edhe për të bërë prezent programin ambicioz të PD për këtë sektor jetik.
🔵Ne takim u vu theksi te problematikat e sotme, prej të cilave vuan shkolla dhe mësuesit:
– Degradimi I figurës së mësuesit
– Rënia e numrit të nxënësve dhe klasat kolektive
– Mosrritja e pagave për mesuesit
– Problemet e kurrikulës
– Rritja e presionit mbi mësuesit për vendin e punës etj
– ⁠
🔵Gjatë diskutimeve, tê pranishmit vlerësuan programin e PD-ASHM për arsimin si tejet ambicioz dhe si një program që adreson e zgjidh problematikat e mësuesve, nxënësve, komunitetit të prindërve,që e kthen shkollën në standartet e vendeve të zhvilluara të BE
✅Në takim gjithashtu u prezantua programi i PD për arsimin:
👉Buxheti i arsimit do të dyfishohet dhe do të jetë 5% i PBB
👉Paga mesatare e mësuesve 1300€
👉Arsimi 9vjeçar me drekë dhe ku shkollat janë të mëdha edhe arsimi I mesëm me drekë.
👉Shkolla 9 vjeçare pa klasa kolektive
👉Kurrikul moderne për shkollat
👉Akses i barabartë në teknologji
👉Infrastrukturë dixhitale në shkolla
👉Konsultime falas për nxënësit dhe kompesim realist për mësuesit
👉Bursa për shpenzimet e jetesës.
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button