
Tomor Alizoti, i cili është edhe drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit thotë se ky qytet është shndërruar në një qytet bandash.
Sipas tij, bandat kriminale që janë të lidhura me pushtetin kanë gisht kudo në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, ai denoncon se administrata detyrohet të dalë në takimet e PS. Po ashtu, sipas tij, problemi kryesor është Policia e Shtetit, që sipas tij është në shërbim të pushtetit. Ai thotë se pavarësisht denoncimeve që janë bërë gjatë fushatës, policia nuk ka reaguar.
Po ashtu, ai thote se “ka masivisht blerje vote”, por nuk i denoncon sepse “nuk ka besim te institucionet e drejtesise”.
“Elbasani është qytet bande, qytet narko fare. Bandat në të gjithë Shqipërinë kanë gisht, sepse ata duan siguri dhe sigurinë ja jep shteti.
Njerëzit blihen masivisht, hidhet para për votën, pastaj është kërcënimi. Kjo për mua ka nisur me kohë. Unë them gjithmonë, që në Shqipëri nuk është problem banda, por i pari i vendit që i përdor për pushtetin e tij. Banda kriminale ka në cdo vend të botës, por një pjesë e tyre qëndrojnë në fushën e tyre, por kur ato përfshihen në destabilitetin e vendit, ato kthehen banda politike.
Policia e Shtetit është problemi, është një bandë legale. Policia është totalisht në shërbim të pushtetit”, tha ndër të tjera Alizoti.