Sport

Boksieri shqiptar nga Kumanova përplas në Zyrih djalin e Arkanit

Një incident i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Zyrihut, ku boksieri shqiptar nga Kumanova, Astrit Sejdi, ka sulmuar djalin e kriminelit të njohur serb, Zeljko Raznatovic – i njohur si Arkani.

Lajmi është bërë publik nga ish-deputeti Azgan Haklaj, i cili ka treguar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:25. Sipas tij, përplasja ka nisur pasi Sejdi ka parë në bluzën e djalit të Arkanit portretin e babait të tij dhe të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ky djalosh trim nga Kumanova, sapo e pa, nuk duroi dot. Boksieri i talentuar menjëherë e mori para si buldozer. Tani sapo ka dalë nga stacioni policor dhe është shëndosh e mirë”, ka shkruar Haklaj.

Arkani, një figurë e njohur ushtarake dhe kriminale serbe gjatë viteve ’90, ishte udhëheqës i njësisë paraushtarake “Tigrat e Arkanit”, e akuzuar për krime lufte në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, përfshirë vrasje, dëbime të popullsisë dhe mizori ndaj civilëve jo-serbë. Ai u vra në vitin 2000 në një atentat në hotelin “InterContinental” në Beograd.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button