Ferizaj: 1921 gjoba dhe 22 patenta të pezulluara në një javë

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar gjithsej 1921 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut dhe ka pezulluar 22 patentë shoferë.
Sipas raportit, në këtë periudhë janë regjistruar 94 aksidente trafiku, ku 45 persona kanë mbetur të lënduar.
Policia bën të ditur se do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet, duke apeluar tek drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të qarkullimit.
Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” apo numrave 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Policia thekson se të gjitha raportimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.