
Teksa fushata elektroale është intesifikuar këto 10 ditë, Partia Demokratike ka nisur fuqishëm të ndikojë elektoratin e saj blu dhe jo vetëm.
Agjenda e ngjeshur e kryedemokratit Sali Berisha shihet edhe nga takimet e tij intensive nëpër rrethe, duke prezantuar jo vetëm kandidatët e ASHM, por edhe programin më të mirë të kësaj aleance që gjen zgjidhje për çdo kategori dhe gjithësecilin prej nesh. Lideri demokrat, Sali Berisha do të udhëtojë drejt Korçës, ku pasditen e kësaj të martë vijon turin e prezantimit të kandidatëve të PD dhe ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’.
Zyra e shtypit e kryetarit të PD, njofton se lideri i së djathtës shqiptare, Sali Berisha do të jetë në Qarkun e Korçës për t’i njohur qyettarët e këtij qarku, me kandidatët dhe programin që kjo forcë politike ofron për zgjedhësit më 11 maj.
‘Në ora 18:30, Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, prezanton kandidatët ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ për qarkun Korçë’, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD.