Lajme

Berisha u bën thirrje shqiptarëve: Të mos votojnë asnjë forcë tjetër përveç PD-së, vendimi ndaj nesh ishte politik dhe korruptiv

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për qytetarët shqiptarë që të votojnë vetëm PD-në në zgjedhjet e ardhshme, duke e konsideruar vendimin për të ndëshkuar këtë forcë politike si një akt të pastër politik dhe korruptiv.

Në një dalje publike, Berisha theksoi se ky vendim është rezultat i lobimit të kryeministrit Edi Rama dhe miliarderit Xhorxh Soros, duke shtuar se tashmë është koha që çdo demokrat dhe qytetar opozitar të bashkohet rreth Partisë Demokratike.

“Ky qëndrim i ri mirëpritet nga qindra, mijëra shqiptarë që më besuan mua se ai ishte një akt politik, korruptiv. Por tani, edhe ata pak që mund të kenë pasur dyshime, duhet ta kuptojnë se ka ardhur momenti për t’u bashkuar dhe për të mos votuar asnjë forcë tjetër përveç PD-së,” u shpreh Berisha.

Ai e cilësoi ndëshkimin ndaj PD-së si të motivuar politikisht dhe të nxitur nga “lobimi i zi i Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit”, duke i bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos qëndrojnë më pasivë, por të reagojnë me votë.

“Ky është një lehtësim, është një thirrje për çdo demokrate e demokrat, për çdo opozitar, për çdo shqiptar,” përfundoi ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button