Lajme

Andi Bushati reagon pas lajmit për Berishën: “Politika është baxhellë”

Analisti politik Andi Bushati ka reaguar me tone të forta pas lajmit të shpërndarë nga një gazetar amerikan, sipas të cilit Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) i ka dhënë ish-kryeministrit Sali Berisha të drejtën të udhëtojë sërish drejt SHBA-ve, duke hedhur kështu hije dyshimi mbi vendimin e mëparshëm për shpalljen “non grata”.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Bushati shkruan se “politika është baxhellë”, duke e shoqëruar me një krahasim të fortë mes protagonistëve të rastit. Ai thekson se gazetari i parë që publikoi në Tiranë lajmin për shpalljen “non grata” të Berishës ndodhet sot në burgun e Durrësit, i harruar madje edhe nga partia që ai i shërbeu, ndërkohë që Berisha, sipas tij, është rikthyer në skenë dhe gëzon një rehabilitim të heshtur nga SHBA.

“Ai që solli i pari në Tiranë lajmin për Non Grata-n sot gjendet në qelitë e Durrësit, i harruar edhe nga partia e vet.
Tjetri që e pësoi, tani jo vetëm i prin të vetëve në fushatë, por shteti që e sanksionoi ia quan padrejtësi atë që i ka ndodhur,” shkruan Bushati.

Ky reagim vjen në një kohë kur debati për legjitimitetin dhe motivet politike pas shpalljes “non grata” të Berishës është riaktivizuar në opinionin publik shqiptar, sidomos për shkak të përfshirjes së emrave të njohur si Edi Rama dhe George Soros në akuzat për ndikim politik mbi vendimin e administratës së mëparshme amerikane.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button