Lajme

Berisha prezanton programin për personat me aftësi të veçanta: “Jo më pensione nën 200 euro”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me persona me aftësi të veçanta, ku prezantoi pjesën e programit elektoral të PD-së që lidhet me mbështetjen për këtë kategori, në rast të fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha kritikoi ashpër trajtimin aktual të kësaj shtrese, duke e cilësuar si një “dënim me varfëri”. “Ju merrni një pension prej 140 mijë lekësh, ndërsa shumë prej jush janë edhe kryefamiljarë. Kjo është t’iu dënohesh me mjerim,” tha ai.

Në këtë kuadër, lideri demokrat premtoi një rritje të ndjeshme të mbështetjes financiare për personat me aftësi ndryshe. “Nuk do të ketë më pension nën 200 euro. Për ju, ky minimum jetik do të kalohet në bazë të shkallës së aftësisë së kufizuar. Çdo person me aftësi ndryshe që është kryefamiljar, do të ketë mbështetje edhe për familjarët e tij,” u shpreh Berisha.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e rehabilitimit dhe zhvillimit personal të kësaj kategorie, duke premtuar investime serioze në këtë drejtim. “Do të bëjmë gjithçka për rehabilitimin. Do të realizojmë investimet më serioze në këtë fushë, për t’u siguruar të gjithë qytetarëve me aftësi ndryshe mundësinë për të zhvilluar dhe përmirësuar aftësitë e tyre,” theksoi Berisha.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button