Lajme

Berisha Kritikon Jeten Luksoze të Funksionarëve të Qeverisë dhe Prezenton Premtimet për Personat me Aftësi të Veçanta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar ashpër jetën luksoze të funksionarëve të lartë të qeverisë, duke e cilësuar këtë sjellje si një fyerje ndaj qytetarëve që luftojnë për të mbijetuar. Gjatë një takimi me persona me aftësi të veçanta, Berisha u shpreh se të qenit zyrtar nuk është një garë për të mbajtur çanta dhe orë të shtrenjta, por është një detyrë për të zbatuar një kod etik në respekt të qytetarëve.

“Ka një kod etik, por çfarë t’u thuash këtyre? Sillen si princesha, me rroba dhe aksesorë që kushtojnë mijëra euro, sikur i kanë të ardhurat private,” tha Berisha. Ai kritikoi ashpër Kryeministrin dhe ministrat, duke theksuar se Kryeministri pranon orë me vlerë deri në 600 mijë euro si dhuratë, ndërsa ministrat mburren me çanta 30 mijë euro.

Në kontrast me këtë realitet, Berisha premtuar përmirësime të mëdha për personat me aftësi të veçanta. Ai tha se Programi i Partisë Demokratike do të sigurojë që askush të mos ketë pension nën 200 euro, dhe për personat me aftësi ndryshe që janë kryefamiljarë, edhe familjarët e tyre do të trajtohen me minimum jetik. Po ashtu, ai theksoi rëndësinë e investimeve të mëdha në rehabilitim, duke deklaruar se çdo qytetar meriton mundësinë për të zhvilluar potencialin e tij.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button