KryesoreLajme

Bardh Spahia denoncon skandalin në shëndetësi: Mungesa e Rezonancës Magnetike në Shkodër, simbol i dështimit të qeverisë

Kandidati i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka ngritur me forcë zërin për një nga skandalet më të rënda në shëndetësinë publike të Shkodrës dhe gjithë veriut të vendit, mungesën e shërbimit të Rezonancës Magnetike në Spitalin Rajonal.

Në një kohë kur qeveria vazhdon të mburret me parulla boshe për “shëndetësi falas”, qytetarët përballen çdo ditë me realitetin e hidhur të një sistemi të braktisur, ku diagnoza dhe ndihma mjekësore janë luks, jo e drejtë. Në vijim, Spahia denoncon me fakte situatën alarmante dhe thërret qytetarët që më 11 Maj të zgjedhin ndryshimin përmes votës për Partinë Demokratike.

Postimi:

SHËNDETËSIA “FALAS” QË PO I KUSHTON JETËN PACIENTËVE!
Prej kohësh, Spitali Rajonal i Shkodrës nuk ka shërbim të Rezonancës Magnetike, duke lënë pa ekzaminim pacientët që paraqiten në qëndrën më të madhe të shëndetit në veri.
Ndërkohë që qeveria vazhdon propagandën me “shëndetësi falas” dhe “standarde europiane”, qytetarët e Shkodrës dhe gjithë veriut po sorollaten, pa diagnozë, pa ndihmë dhe pa zgjidhje! Në këto orë kam marrë me dhjetra denoncime për këtë skandal, që qytetarëve të vetmen përgjigje mjekët detyrohen t’u japin, drejtohuni Tiranës ose privatit.
Qarku i Shkodrës dhe i gjithë veriu nuk ka një rezonancë të dytë, edhe pse ajo është një domosdoshmëri, duke patur parasysh numrin e lartë të qytetarëve që përgjatë një viti kanë nevojë për këtë ekzaminim. Çdo ditë e më tepër qytetarët po shohin se si shëndetësia falas ekziston vetëm në propagandën e qeverisë, pasi në realitet, sëmundja paguhet shtrenjtë, me para, kohë dhe shpesh me jetë!
Kjo është braktisje shtetërore, jo shërbim shëndetësor! Prandaj në 11 Maj, shkodranët dhe shqiptarët kanë vetëm një alternativë për t’i dhënë fund kësaj situate të rëndë, duke votuar PD-në dhe programin e saj që ka në fokus qytetarin.

🚨 SHËNDETËSIA “FALAS” QË PO I KUSHTON JETËN PACIENTËVE!

May be an image of Camogli and street
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button