
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një prononcim për media, pas pjesëmarrjes në kongresin e PPE në Valencia, deklaroi se në prag të zgjedhjeve të 11 majit, e gjithë bota pret fitoren e PD, me besimin se, nën drejtimin e kësaj force politike, do të bëhet realitet anëtarësimi i Shqipërisë në BE. “Sot, brenda 5 muajsh miratohet rezoluta e katërt që dënon Edi Ramën dhe regjimin e tij”- deklaroi kryedemokrati nga Spanja. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,i pranishëm prej dy ditësh, në kongresin e partisë popullore Evropiane, së bashku me kryeministrat dhe liderët më të rëndësishëm të Evropës, deklaroi se ka marrë mbështetjen e gjithë përfaqësuesve të lartë të PPE, të cilët presin fitoren e Partisë demokratike në zgjedhjet e 11 majit.
Nga Valencia, ku një ditë më parë përmes fjalës së tij denoncoi gjendjen poltike në shqipëri duke akuzuar kryeministrin Edi Rama, se ka ndërtuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, Berisha solli si shembull, për mbështetjen që opozita po merr nga ndërkombëtaret, miratimin e një tjetër rezolute, që dënon regjimin e Edi Ramës. Berisha u shpreh se përmes kësaj rezolute krerët e partive popullore evropiane, mbështesin partinë demokratike, si forca që mund të integrojë vendin në Bashkimin e Evropian.
Lideri i opozitës, deklaroi se pavarësisht përpjekjeve të kryeministri Edi Rama, i cili përmes presioneve, po tenton të manipulojë e vjedhë votën e shqiptarëve, qytetarët më 11 maj, do të zgjedhin ndryshimin.
Kongresi i Partive Popullore Evropiane, ku lideri i Partisë Demokratike ishte i pranishëm, cilësohet si forumi më i rëndësishëm politik në Evropë ku morën pjesë kancelari Merz, 14 kryeministra evropianë, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, si dhe shumë komisionerë dhe eurodeputetë.