
Partia Demokratike u ka bërë thirrje bashkë-atdhetarëve në diasporë, që çdo problematikë të hasur me dokumentet zgjedhore që u janë dërguar nga KQZ, ta raportojnë në sistemin PER, së bashku me mangësi të tjera.
Në një video-deklaratë, zëdhënësi i fushatës zgjedhore të PD, Andi Mustafaj tha se vetëm përmes sistemit ‘PER’, KQZ mund të informohet dhe të vihet në dijeni mbi problematikat e konstatuara nga shqiptarët që kanë zgjedhur të votojnë nga jashtë vendit. Sipas Mustafajt, vetëm duke raportuar problematikat, diaspora mund të jetë në gjendje të sigurojë votën e tij/ saj.
Deklarata
Të nderuar bashkëqytetarë shqiptarë që votoni nga jashtë vendit!
Jemi informuar që ka problematika të ndryshme që disa qytetarë hasin në marrjen e dokumenteve zgjedhore të dërguara nga KQZ, apo në marrjen e pjesshme të tyre.
Për shembull, ndonjëherë mungon fleta e votimit. Ndonjëherë, DHL-ja nuk vjen t’ua sjellë deri tek shtëpia.
Ju lutemi që, të gjitha këto mangësi, të gjitha këto probleme të raportohen menjëherë, duke hyrë në sistemin “PER” dhe të informohet KQZ për këto problematika.
Ju mund të hyni në sistemin “PER”, duke hyrë direkt në aplikacionin e KQZ, ose duke shkuar në internet në diaspora.kqz.gov.al.
Ky shans nuk duhet humbur.
Diapora zgjedh atdheun!
Ecim me 1-shin, votojmë Partinë Demokratike!