Sport

Ballkani përballet sonte me Shamrock Rovers për një vend në “play-off” të Ligës së Konferencës

Ballkani do të zbresë sonte në fushë për ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës, ku do të përballet me Shamrock Rovers në stadiumin “Tallaght Stadium” të Dublinit.

Skuadra nga Suhareka vjen me një avantazh minimal 1:0, fituar javën e kaluar në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Nënkampioni i Kosovës do të synojë ta ruajë këtë epërsi dhe, përmes kundërsulmeve të shpejta, të sigurojë kualifikimin historik në fazën “play-off”.

Nga ana tjetër, kampionët e Irlandës janë të vendosur të përmbysin rezultatin, të mbështetur nga tifozët e tyre të zjarrtë.

Ballkani është ekipi më i suksesshëm kosovar në arenën evropiane, me dy pjesëmarrje radhazi në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Përballja vendimtare mes Shamrock Rovers dhe Ballkanit fillon në orën 21:00.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button