Sport

Armando Broja zyrtarizohet te Burnley: Transferim përfundimtar për 20 milionë stërlina

Marrëveshja është arritur dhe tashmë mbeten vetëm detajet finale për t’u limuar: firma në kontratë dhe prezantimi zyrtar. Sipas mediave angleze, gjithçka është e mbyllur – Armando Broja është lojtari më i ri i Burnley.

Pavarësisht interesimeve nga klube të tjerë europianë, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka zgjedhur të qëndrojë në elitën e futbollit anglez, Premier League, duke i dhënë vetes një tjetër mundësi për të treguar vlerat në kampionatin më të fortë në botë. Kjo gjithashtu shihet si një tentativë për një revansh personal, pas një periudhe të vështirë të shoqëruar me dëmtime që kanë ndikuar negativisht në progresin e tij.

Kalimi te Burnley shihet si një hap i rëndësishëm për 23-vjeçarin, jo vetëm për shkak të vazhdimësisë në Premier, por edhe për besimin që klubi ka treguar ndaj tij. Këtë e dëshmojnë edhe detajet e kontratës që kanë dalë në dritë, ku mësohet se bëhet fjalë për një transferim përfundimtar.

Sipas raportimeve nga media si ABC News, Burnley do të paguajë 20 milionë stërlina për kartonin e Brojës, duke i dhënë fund huazimeve të shumta që kanë karakterizuar karrierën e tij te Chelsea. Kontrata e re do ta mbajë Brojën të lidhur me Burnley deri në qershor të vitit 2030.

Ky transferim përfaqëson një kapitull të ri për sulmuesin shqiptar dhe një mundësi për të lënë gjurmë në futbollin anglez.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button