Lajme

Armaldo Kllogjeri (PD-ASHM): “Vota e qytetarëve përmbys çdo regjim – Tenderat kthehen në luks për pushtetarët”

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike – Aleanca Shqiptare për Mirëqenie (PD-ASHM) në Qarkun e Elbasanit, Armaldo Kllogjeri, ka dhënë një deklaratë të fortë gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri TV.

Kllogjeri u shpreh se “vetëm vota popullore është ajo që përmbys çdo regjim”, ndërsa akuzoi pushtetarët për shpërdorim të taksave të qytetarëve për përfitime personale.

“Shikojmë që në kohë fushate bëhen rrugë, por çfarë është më e habitshme – ata që fitojnë tenderat vijnë me makina luksoze nëpër aktivitete, për t’i treguar forcën qytetarëve të thjeshtë që i kanë votuar”, theksoi kandidati i PD-ASHM.

Ai shtoi se është i fokusuar në ndërgjegjësimin e qytetarëve, duke shpjeguar se si pushteti lokal mbledh taksat, shpall tendera të manipuluar dhe më pas pasurohet në kurriz të popullit.

“Kur qytetarët mendojnë si do ushqehen sot, duhet të kuptojnë se paratë e tyre janë vjedhur për të blerë makinat që këta i ekspozojnë si forcë,” përfundoi Kllogjeri.

Në prag të zgjedhjeve, deklarata e tij vjen si thirrje për ndryshim dhe për një qasje më transparente ndaj administrimit të fondeve publike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button