Sport
Ambasada gjermane uron fat Kombëtares së Kosovës para ndeshjes me Slloveninë

Në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 mes Kosovës dhe Sllovenisë, Ambasada Gjermane në Prishtinë ka përcjellë një mesazh urimi për “Dardanët”.
“I urojmë ekipit kombëtar të Kosovës fat të mbarë në ndeshjen e sonte kundër Sllovenisë!”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Po ashtu, i ngarkuari me punë pranë ambasadës, Christian Böttcher, është takuar me trajnerin e Kombëtares, Franco Foda, dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Weidner.
Ambasada ka theksuar kënaqësinë për këtë takim dhe mbështetjen e saj për përfaqësuesen kosovare në garat ndërkombëtare.



