Lajme
Kryesore

Ambasada Amerikane në Tiranë apel qytetarëve: Shmangni agjencitë e vizave dhe aplikoni vetë me kujdes

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një thirrje të rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë që synojnë të aplikojnë për vizë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Ambasada kërkon që aplikantët të tregohen të kujdesshëm gjatë procesit të aplikimit dhe të shmangin agjencitë e vizave.

“Pjesë e zbatimit të ligjit do të thotë të plotësoni saktë aplikimin për vizë dhe të jeni të sinqertë gjatë intervistës,” thuhet në njoftim. Ambasada thekson se çdo aplikant është vetë përgjegjës për informacionin e dhënë në aplikim, edhe në rastet kur aplikimi bëhet nëpërmjet një agjencie.

Për të ndihmuar qytetarët, është publikuar edhe një video shpjeguese, e cila udhëzon hap pas hapi në të gjithë procesin e aplikimit për vizë, duke ofruar këshilla praktike dhe duke nënvizuar rëndësinë e saktësisë dhe transparencës gjatë intervistës.

Ambasada sugjeron qytetarët të ruajnë videon dhe ta përdorin atë në momentin kur janë gati për të nisur aplikimin e tyre.

“Kini kujdes kur të aplikoni – JU jeni të vetmit përgjegjës për informacionin që dërgoni,” përfundon mesazhi i ambasadës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button