Alarm në Tiranë: Tritol në parkingun afër spitalit

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55, në rrugën “Pjetër Budi”.
Autoritetet policore raportojnë se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale.
Policia thotë se grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak: Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.