Lajme
E dhunoi të miturin te Liqeni Artificial, procedohet penalisht 43-vjeçarja

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në kryeqytet, kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. D., 43 vjeçe.
Sipas njoftimit të policisë, procedimi ka nisur pas kallëzimit të shtetases B. Gj., 54 vjeçe, e cila deklaron se pranë zonës së “Liqenit Artificial”, 43-vjeçarja ka qëlluar me pëllëmbë djalin e saj të mitur.
Policia bën me dije se po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.