Lajme

Aksident rrugor në Shkodër, dy të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 09:40 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës. Një automjet me drejtues shtetasin P. B. është përplasur me një motomjet, të cilin e drejtonte shtetasi N. L., 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe djali i tij 14-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer, kanë pësuar dëmtime.

Të dy të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autoritetet po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button