Lajme

Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës – plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një automjet ka përplasur një motor.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Gjendja e tij raportohet të jetë kritike.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ende nuk dihen detaje mbi identitetin e të përfshirëve apo shpejtësinë me të cilën lëviznin mjetet.

Pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për më shumë informacion.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button