
Adriana Kalaja, kryetare e Komisionit të Apelimit në PD, në një intervistë në ka ndarë detaje në lidhje me aferën e prones në Surrel, ku, është e përfshirë familja e kryeministrit. Kalaja deklaroi se rasti është investiguar prej saj që në fillim të vitit 2022 dhe se përbën një nga rastet më flagrante të abuzimit me pronën publike.
Pjesë e këtij skandali, sipas Kalasë, është edhe sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. Ajo theksoi se në momentin kur çështja e pronës mbërriti në Gjykatën e Apelit, Agaçi ndërhyri në mënyrë të paligjshme. Ai, sipas saj, ushtroi presion të drejtpërdrejtë ndaj trupës gjykuese, e përbërë nga tre gjyqtarë.
Kalaja deklaroi se dosja ishte shumë e pastër dhe nuk kishte vend për vendime të debatueshme. Për këtë arsye, gjyqtarët vendosën një zgjidhje të ndërmjetme, duke e rikthyer çështjen në Gjykatën Administrative me një trup tjetër gjykues. Megjithatë, ky vendim nuk i pëlqeu Agaçit, i cili, sipas Kalasë, priste një vendim të favorshëm për interesat e familjes Rama.
Në vijim të denoncimit, Kalaja tha se tre gjyqtarët që nuk e përmbushën “pritshmërinë” e Agaçit u shkarkuan më pas nga vettingu. Ajo e cilësoi këtë si një formë hakmarrjeje të strukturuar dhe një sinjal të qartë për presionin politik mbi drejtësinë. Kalaja e quajti veprimin e Agaçit si të papranueshëm dhe si ndërhyrje të drejtpërdrejtë në sistemin gjyqësor.
Më tej, ajo shtoi se gjyqtarja që pranoi kërkesën për pushimin e çështjes u shpërblye me një post në Gjykatën e Lartë, vetëm një muaj pas marrjes së vendimit. Sipas Kalasë, ky është tregues i qartë i funksionimit të një mekanizmi të kontrolluar nga pushteti politik. Ajo përmendi gjithashtu se i ka dorëzuar mbi 50 prova në SPAK që mbështesin pretendimet e saj për manipulimin e pronës në Surrel.
Kalaja denoncoi edhe përfshirjen e ish-drejtorit të Kadastrës, Artan Lame, i cili sipas saj kërkoi pushimin e gjykimit në mënyrë të paligjshme. Sipas saj, rasti i Surrelit është një shembull i pastër i kapjes së institucioneve për interesa familjare. Në qendër të këtij rasti, theksoi ajo, qëndron ndërhyrja dhe ndikimi i drejtpërdrejtë i Ëngjëll Agaçit në drejtësi.
publike.
Kalaja: Në momentin që është gjetur ky shtetas shqiptar, ai ka shkuar në komunë dhe ka thënë se i kanë humbur aktet e marrjes së tokës në pronësi.
Këtu ka filluar falsifikimi i pronës, sepse kur kanë dalë certifikatat ose aktet e marrjes në pronësi të tokës, që kanë dalë në duplikatë, sipërfaqja e pronës është dyfishuar: nga 8 mijë ka shkuar në 16 mijë metra katrorë.
Banorët e zonës janë vetë në dijeni të këtij fakti dhe e kanë denoncuar në vitet 2011–2012 në prefekturë, sepse në atë kohë ligji e ngarkonte prefekturën që të merrej me ngastrat e tokës të përfituara nga ligji 7501.
Prefekti i qarkut, i kohës, para ndryshimeve të vitit 2013, e vuri në lëvizje administratën. Ata shkuan në terren dhe u vërtetua ankimimi i një banoreje të zonës se personi në fjalë, me mbiemër Isufi, kishte marrë një sipërfaqe të konsiderueshme, më tepër nga ajo që i takonte.
Në momentin që kjo çështje ka shkuar në Gjykatën e Apelit, vihet në dijeni familja kryeministrore.
Grisen antenat dhe ishte moment që kishte filluar reforma në drejtësi.
Ëngjëll Agaçi, në mënyrë ekskluzive, them, i bën presion të tre gjyqtarëve, por duke qenë se dosja ishte shumë e pastër, gjyqtarët nuk e prishnin dot, bënë një zgjidhje të ndërmjetme, duke e rikthyer çështjen në Gjykatën Administrative me tjetër trup gjykues.
Dhe vjen tek gjyqtarja Arbena Ahmeti. Dhe çfarë ndodh, të tre gjyqtarët, megjithëse e prishën vendimin, por nuk dhanë vendimin që Ëngjëll Agaçi, mëkëmbësi i Edi Ramës, donte, u shkarkuan nga vettingu.
Ndërkohë, gjyqtarja që pranon kërkesën e paligjshme të Artan Lames, për pushimin e çështjes, emërohet në Gjykatën e Lartë, një muaj pasi ka marrë këtë vendim.
Të gjitha këto argumente, bashkë me hartën, të gjithë pronat objekt, janë tokë shtet.
Linda Rama futi persona të tretë për të mos e blerë direkt vetë, pra është një grup i strukturuar kriminal për blerjen e kësaj prone dhe Linda Rama, megjithëse është blerësja e tretë, e blen me të njëjtin çmim si fillestari, me 2 mijë lekë të vjetra metrin katror.