AAK mban qëndrimin: S’do ta votojë asnjë kandidat të VV-së – Time Kadrijaj komenton takimin Kurti-Limaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka deklaruar se partia e saj nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket propozimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për anëtar të komisionit për votim të fshehtë.
“E kemi qëndrueshmërinë në kandidatin e propozuar”, tha Kadrijaj, duke lënë të kuptohet se AAK nuk do ta mbështesë këtë emërim.
E pyetur për takimin mes Kurtit dhe Fatmir Limajt, ajo u shpreh skeptike për rezultatet e tij. “Me sa duket, ata ishin takuar për të mos u dakorduar. Nuk po e shoh se ku është qëllimi, cilat janë kërkesat e Limajt, cilat janë kërkesat e Kurtit”, tha Kadrijaj.
Sipas saj, situata politike mbetet e paqartë dhe pritet të ketë zhvillime në ditët në vijim. “26 po afrohet”, shtoi ajo, duke nënkuptuar një datë të rëndësishme për vendimet që priten.
Në fund, Kadrijaj ishte e prerë: “Nuk do të votojë asnjë kandidat të VV’së”.
Qëndrimi i AAK-së thekson vazhdimin e përplasjes politike në prag të zhvillimeve të rëndësishme në Kuvendin e Kosovës.