Arianit Koci rruan flokët para Kuvendit në shenjë proteste: “Po rrezikohet shtetësia e Kosovës”

Avokati Arianit Koci ka realizuar një akt simbolik para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, duke rruar flokët publikisht në shenjë proteste ndaj vonesave në konstituimin e Kuvendit.
Ky veprim i paralajmëruar nga vetë Koci, vjen si reagim ndaj krizës institucionale që po e përcjell vendin pas zgjedhjeve. Ai tha se qëllimi i protestës është të tërheqë vëmendjen ndaj pasojave të mundshme për shtetin.
“Po na rrezikohet edhe shtetësia e Kosovës. Miq dhe armiq po binden që ne nuk jemi të aftë me majt ni shtet”, deklaroi ai pas aktit të tij, duke shtuar se kjo është një thirrje për reflektim të thellë nga të gjitha palët politike.
Koci e quajti protestën e tij një “akt simbolik”, por me një mesazh të fuqishëm për përgjegjësinë institucionale dhe shtetformuese që, sipas tij, po neglizhohet në mënyrë shqetësuese.
Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale dhe opinion publik, duke e vënë edhe më shumë në qendër të vëmendjes bllokadën politike në Kosovë.
https://www.facebook.com/watch/EkonomiaOnline/?ref=embed_video