Policia e shtetit i refuzon PD-së lejen për protestën e 16 majit për shkaqe sigurie

Policia e Tiranës i ka refuzuar Partisë Demokratike lejen për organizimin e protestës më 16 maj, ditë në të cilën në kryeqytet do të mbahet Samiti Politik Evropian. Sipas Policisë, refuzimi vjen për shkak të perimetrit të sigurisë që është përcaktuar për ngjarjen ndërkombëtare.
Kjo është një tjetër rast ku Policia e Shtetit, sipas opozitës, po vepron në shërbim të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke bllokuar iniciativat opozitare në mbrojtje të demokracisë dhe të votës së lirë.
Drejtuesit e Partisë Demokratike kanë theksuar se protesta do të jetë paqësore, por ata nënvizojnë se frika e qeverisë nga zbulimi i manipulimeve në procesin e 11 majit është shumë e madhe. Sipas PD-së, kjo frikë do të rritet, ndërsa dalin në dritë prova për manipulime dhe grabitje të votës.