Lajme

SPAK sekuestron telefonin e kryebashkiakut të Vau Dejësit, Kristian Shkreli – Mesazhi paralajmërues i Ramës një javë para zgjedhjeve

Shtatë ditë para zgjedhjeve të 11 majit, kryeministri Edi Rama iu drejtua në mënyrë të drejtpërdrejtë kryebashkiakut të Vau Dejësit, Kristian Shkreli, me fjalët:
“Kristian, mos më luaj me dy porta! Mos më luaj me dy porta!”

Sot bëhet e ditur se SPAK ka sekuestruar telefonin e Kristian Shkrelit në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore në zonën e Shkodrës, ku janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë.

Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga aksioni i SPAK dhe BKH, ku janë kryer kontrolle në banesa, zyra dhe automjete që i përkisnin anëtarëve të shtabit të Partisë Socialdemokrate (PSD). Personat e shoqëruar janë mbështetës të PSD-së, ndërsa Kristian Shkreli, i cili fitoi zgjedhjet e dy viteve më parë si kandidat i Partisë Socialiste, është përfshirë në hetime.

Në takimin përmbyllës të fushatës elektorale më 4 maj në Vaun e Dejës, Edi Rama u shpreh publikisht për herë të parë ndaj kryebashkiakut:
“Kristian, mos më luaj me dy porta!” — duke paralajmëruar Shkrelit që të mos bashkëpunonte me Tom Doshin dhe të mos ndikonte në mënyrë të dyfishtë në procesin zgjedhor.

Ky zhvillim vjen në një atmosferë ku SPAK duket se fokusohet më shumë në çështje që lidhen me interesat e kryeministrit sesa në hetimin e shtrirë të krimeve zgjedhore të cilat kanë pasur ndikim në mandatin e katërt të Ramës.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button