
Një aksident i rëndë është regjistruar para pak minutash në aksin rrugor pranë zonës së Qeparoit, ku sipas të dhënave paraprake, dy persona kanë humbur jetën, mes tyre një shtetas i huaj.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe autoambulanca, të cilat po bëjnë identifikimin e viktimave dhe po ndihmojnë në hetimin e shkaqeve të aksidentit.
Mësohet se njëri prej viktimave do të transportohet në Spitalin Rajonal të Sarandës, ndërsa tjetri në Spitalin e Vlorës, për procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e saktë të viktimave.
Himarë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Himarë-Borsh”, motomjeti me drejtues shtetasin austriak F. P., 63 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K., 61 vjeç. Si pasojë, janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja në motomjetin që drejtonte 63-vjeçari, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.