
Kandidati i Koalicionit PD-ASHM, Ilir Alimehmeti gjatë një interviste u shpreh se procesi ka të meta të mëdha dhe se rezultati deri tani vështirë që mund të thuhet që është i pritshëm.
Alimehmeti kritikoi edhe organet ligjzbatuese që mbikëqyrën procesin zgjedhor që nuk e kanë bërë si duhet punën e tyre.
Alimehmeti: Përsa i përket bashkisë së Vorës ju i keni parë fare mirë denoncimet dhe incidentet e ndodhura gjatë ditës së djeshme kështu që këtu ka një diskutim të madh për tu bërë besoj unë nga institucionet që duhet të mbikëqyrin procesin zgjedhor ose të paktën të kishin marrë përsipër ta bënin këtë pasi duket që kjo nuk është arritur prej tyre.
Votimet elektronike kanë gjithmonë një vështirësi sidomos për moshën e madhe, pra ka një problem teknik në këtë drejtim.
Por i falenderoj për votën që më kanë besuar dhe shpresoj të jem një zë i rëndësishëm për ta nëse mandati do realizohet.
Jemi në proces dinamik të numërimit të votave, asgjë nuk ka përfunduar.
Jemi larg fundit ende për mandatet.
Procesi duhet të vazhdojë e të mos bllokohet dhe të jetë transparent.
Vështirë që mund të thuhet që është i pritshëm rezultati deri tani.
Procesi ka të meta të mëdha. Zona e Vorës ka të meta madhore.
Nuk është e pritshme që në qarkun e kryeqyetit të jenë situata të tilla ku ligji nuk ekziston.