
Intimidimi i patronazhistëve dhe detyrimi i votuesve për të fotografuar votën është evidentuar dhe në Këlcyrë
Marsel Prifti kishte votuar nr 5 Partinë Socialiste.
“Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Ky shtetas rreth orës 15:00, në qendrën e votimit nr 4165/01, në Këlcyrë, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.