Kryesore

Vijon mbërritja e zarfeve të Diasporës në Qendrën e KQZ/ Nis përgatitja për numërimin e votave, ky është numri i votave?

Vijon puna për mbërritjen e zarfeve të Diasporës në Qendrën e KQZ ngritur pranë Parkut të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Rreth 8000 zarfeve të reja kanë mbërritur paraditen e sotme shoqëruar nga automjetet e DHL. Janë dërgesa të arritura përmes fluturimit të brendshëm në aeroportin e Rinasit.
Ndërkohë 2784 zarfe të tjerë mbërritën rreth orës 14.00 në këtë Qendër. Është dërgesa me avionin e Athinës që rreth drekës është ulur në Rinas.

Syri Tv mëson se një tjetër avion pritet të mbërrijë rreth orës 17.00 nga Lajpcingu, i cili është dhe vendi i grumbullimit e shpërndarjes së DHL nëpër botë.

Syri TV sjell dhe informacionin se janë rreth 2500 zarfe që gjatë ditës së sotme e të djeshme janë kthyer pas pasi nuk janë tërhequr nga emigrantët e regjistruar si votues nga jashtë në portalin e KQZ.

Po ashtu deri më tani janë 2502 zarfe të pozicionuara në kuti të posacme pasi kanë problematika.

Janë zarfe të hapur, zarfe që nuk u lexohet barkodi, zarfe që u mungon një nga zarfet A o B, ose zarfe të cilat janë adresuar diku tjetër e që gabimisht kanë përfunduar në thasët e DHL për Diasporën.

Ndërkohë stafi teknik i KQZ ka kryer procesin e konrollit të ekraneve që do të përdoren gjatë fazës së numërimit të votës.

Procesi i numërimit të votës së diasporës do të nis njëherësh me 12 qarqet përkatëse.

Deri më tani qarku i Tiranës ka numrin më të lartë të kutive të mbushura me votën e emigrantëve me 161 kuti.

Më pas vjen qarku i Fierit me 101 kuti, qarku i Elbasanit me 76 kuti e me radhë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button