Interi shpërblen lojtarët me 10 milionë euro për fitimin e Champions League

Interi ka siguruar një vend në finalen e madhe të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, ku më 31 maj në Mynih do të përballet me PSG-në. Për të motivuar lojtarët për një mundësi triumfi, klubi zikaltër ka vendosur të shpërblejë ekipin me një shumë të konsiderueshme në rast të një fitoreje.
Shuma e shpërblimit për fitimin e Champions League arrin në 10 milionë euro. Kjo shumë është përfshirë në kontratat individuale të lojtarëve, duke përfshirë bonuset e përfshira që kanë nënshkruar në momentin e firmosjes së kontratave, si dhe ato që klubi ka vendosur të shtojë si vlerësime të mëtejshme.
Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për çdo lojtar të Interit, pasi kjo do të thotë një shpërblim afërsisht 400 mijë euro për secilin prej tyre, nëse triumfojnë në finalen e madhe të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.