
Në një reagim të fortë dhe të drejtpërdrejtë, kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” ka shpërthyer kundër asaj që ai e cilëson si një tentativë të re shantazhi politik nga pushteti. Duke falënderuar publikisht Taulantin, ai shprehet se përkundër përpjekjeve të shumta për ta ndalur me shpifje, kurthe dhe sajesa, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kthim pas.
“Keni kaq muaj me ligësi, sajesa, kurthe, por nuk ia dolët dot! Sot, në finale, pasi dështuat me 100 shpifje të kaluara, gjetët një metodë tjetër,” deklaron ai me tone të ashpra. Në qendër të reagimit është një shtetas që, sipas tij, pushteti e përdori për konsum elektoral, por që nuk përfaqëson më koalicionin.
Ai nënvizon se metoda të ngjashme me ato të ish-sigurimit të shtetit nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk do të kenë sukses ndaj kauzës që ai përfaqëson. “Jo një, po 100 metoda të përdorni, nuk kthehemi pas!” – është mesazhi i tij për kundërshtarët politikë.
Në deklaratën e tij, lideri i “Nisma Shqipëria Bëhet” thekson se synimi i tij mbetet i pandryshuar: zgjedhje të parakohshme dhe çmontimi i çdo “maskarallëku”, siç e cilëson ai, që tentohet të instrumentalizohet politikisht. Ai iu referua edhe figurës së Pjetër Arbnorit, duke cituar mesazhin e tij për ata që përdorin mjete të pandershme për të mbajtur pushtetin.
Në përmbyllje, ai i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien pre e manipulimeve politike: “Mos u mashtroni nga pushteti që qeveris me baronët e krimit! Votoni masivisht numrin 6 që i ka lebetitur!”
Ky reagim vjen në një moment kritik të fushatës dhe lë të kuptohet se tensionet politike janë në kulmin e tyre, me përplasje të hapura mes opozitës dhe pushtetit.
Reagimi i Adriatik Lapaj:
