KryesoreLajme
Kryesore

Alizoti: Thirrje për mobilizim dhe kritikë të ashpër ndaj Edi Ramës në fjalimin përmbyllës të fushatës në Elbasan

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Elbasan, Tomorr Alizoti ka mbajtur fjalën e tij gjatë takimi përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Alizoti iu përgjigj edhe njëherë Edi Ramës, duke e quajtur ‘mbret i llumit’, i cili respekton disnivelin.
Gjithashtu Alizoti i bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve, që në 11 maj, të çohen dhe ta heqin nga pushteti pa brekë, ashtu siç edhe erdhi.

Alizoti: Vëllezër dhe motra, sa shumë jemi sa shumë. Sot niveli i lartë i të gjithë diskutuesve, niveli i elitar i PD. Çuni i Kristaqit respekton disnivelin. Respektoi që je mbret i llumit siç ke qënë gjithmonë.

Nese je vetë çyryk, të duken të gjithë çyrykë.

Dua të përshëndes vëllain dhe mikun tonë që çyryku e burgosi.

Këto ditë janë vendimtare që të çlirohet Elbasani, Shqipëria por edhe kombi shqiptar.

Mos harroni se ky njeri kur shkonte në Beograd dhe u thoshte Vuçiçi vëllai im dhe përqeshte Albin Kurtin.

I biri i Kristaqit, sllavo-komunisti pas një jave nga vrasja e heroit Afrim Bunjaku, tha toka e Mitrovicës nuk i përket askujt.

E kuptoni në ç’nivel është degraduar Shqipëria. Duke qënë banal, e keqja është gjithmonë e shëmtuar dhe banale, liria është e bukur.

Të nderuar demokratë çohuni të gjithë që siç erdhi pa brekë, ta çojmë pa brekë.

Meqë ka jetuar gjithmonë nëpër vila, dje tha dy fjalë, që meqë jam unë personi dhe kam qejf të kruhem, tha që Alizoti po ngatërrohet me partinë e gabuar, në vendin e gabuar dhe me njeriun e gabuar.

O çuni i Kristaqit, po ne e kemi kënaqësi të meremi me ish-partinë e punës, e kemi kënaqësi të meremi në Elbasan me ty, me krimin tënd me ordinerllëkun tënd.

Ky do mbetet në historinë e kombit shqiptar si njeriu i vetëm që në sheshin e Tiranës ka vendosur kokën e tij.

Kur të vijë PD, për të parë kokën e tij do e bëjmë me biletë.

I kërkoj ndjesë intelektualit më të madh që ka Shqipëria, Taulant Balla.

Njerëzve banal i duhet thënë se kush janë dhe siç janë.

Fitore, fitore, fitore dhe vetëm fitore!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button