KryesoreLajme
Kryesore

Taulant Balla publikon video tronditëse: Berisha urdhëroi bombardimin e jugut në 1997

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka kujtuar ngjarjet tragjike të vitit 1997, ku ish-presidenti Sali Berisha ka dhënë urdhër për të bombarduar me avionë luftarakë zonat jugore të Shqipërisë.
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka kujtuar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ngjarjet tragjike të vitit 1997, ku ish-presidenti Sali Berisha ka dhënë urdhër për të bombarduar me avionë luftarakë zonat jugore të Shqipërisë.

Videoja përmban dëshmi nga pilotë ushtarakë, të cilët tregojnë se janë urdhëruar të qëllojnë mbi civilë. “Na dhanë urdhër të qëllonim mbi një kolonë mjetesh civile”, dëgjohet të thotë një nga pilotët në dëshminë e tij.

Në video flet edhe ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, i cili ngre akuza të drejtpërdrejta ndaj Berishës.
“Kush guxonte në atë kohë të jepte urdhra që një avion ushtarak të bombardonte në Gjirokastër apo të jepte urdhra që të hidhej gaz helmues? Ose të hapen depot? Kush guxonte përveç Berishës?”, shprehet Klosi.

Në përshkrimin që shoqëron videon, Balla shkruan: “Kush e ka harruar?! Sali Berisha si President dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura urdhëroi bombardimin e Shqipërisë.”/Tema

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button