Sport

Tirana gati për ‘Giro D’Italia’: Masat e sigurisë, festa artistike dhe sporti elitar në zemër të qytetit

Në Tiranë do të ketë edhe aktivitete artistike, ndërsa për report tv drejtori i qarkullimit të policisë rrugore në bashki, Gentjan Vocaj, thotë se do të ketë efektivë çdo 50 metra gjatë perimetrit të garës.
Tirana është gati të presë eventin më prestigjioz të biçikletave në Evropë. ‘Giro D’Italia’, me 23 skuadra do të nisë më 9 maj në Durrës, për të kaluar në Elbasan dhe më pas për të ndaluar në kryeqytet, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ku do të jetë edhe fundi i etapës së parë.

“Shqipëria do të bëhet epiqendra e sportit ndërkombëtar nga datat 9-11 maj. Është gara më prestigjioze e çiklizmit në Evropë,”-u shpreh Roland Hysi, pëfqësues i drejtorisë së sportit në bashkinë e Tiranës.

Masat do të jenë të forta për organizimin e ‘Giro D’Italias’, ndërsa policia bashkiake për Report TV bëri edhe një thirrje.
Me datë 9 policia bashkia do të ketë rreth 350 efektivë në terren, ndërsa me datë 10 do jetë 500 forca në terren. Unë i bëj thirrje drejtuesve të mjetit që kanë parkuar në itenerarin e garës të lëvizin urgjentisht,”-deklaroi Gentjan Vocaj, drejtor i qarkullit rrugor, Tiranë.

Detajet e organizimit të etapave në Shqipëri tregojnë për nivelin e profesionalizmit që sjell ‘Giro D’Italia’.

“Policia do të jetë e vendosur kryesisht në kryqëzime, por edhe në perimetër çdo 50 metra do të ketë polic qoftë të bashkisë apo të policisë së shtetit. Kemi kërkuar ndihmë dhe do të na jepet nga studentë të institutit të fiskulturës apo zjarrëfikja që do të sjellë personel,”-u shpreh Gentjan Vocaj, drejtor i qarkullit rrugor, Tiranë.

‘Giro D’Italia’ nuk sjell vetëm sport elitar dhe promovim të Shqipërisë, por edhe më shumë se kaq.

“Në pika të ndryshme të qytetit është menduar që do të ketë aktivitete artistike dhe kulturore në shërbim të Giro D’Italias,”-tha Roland Hysi, pëfqësues i drejtorisë së sportit në bashkinë e Tiranës.

Hapja e madhe e Giro D’Italias, me 3 etapa në Shqipëri, do të mbyllet të dielën e 11 majit në Vlorë ku çiklistitët do të ngjisin edhe Llogaranë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button