115 kallëzime për krime zgjedhore deri më 5 maj, 35 procedime penale të regjistruara nga SPAK

SPAK ka regjistruar gjithsej 115 materiale kallëzuese që lidhen me krimet zgjedhore deri më datë 5 maj. Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, thuhet se këto kallëzime vijnë nga burime të ndryshme, përfshirë subjektet politike, Policinë e Shtetit, Platformën Online të denoncimeve, qytetarë të thjeshtë si dhe procedime të nisura kryesisht nga vetë SPAK.
Sipas të dhënave, 25 materiale kallëzuese janë depozituar nga subjektet politike, ndërsa nga platforma online kanë mbërritur 35 të tjera. Gjithashtu, janë regjistruar 35 procedime penale, prej të cilave 8 janë nisur kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Këto shifra tregojnë një rritje të ndjeshme të angazhimit institucional dhe qytetar për të denoncuar parregullsitë zgjedhore dhe për të garantuar integritetin e procesit elektoral.