Lajme

Korçë – 18-vjeçarja godet me gotë bashkëmoshataren në lokal, procedohet penalisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen nr. 2 të qytetit të Korçës, ku një konflikt mes dy të rejave ka përfunduar me dhunë fizike. Policia lokale ka nisur procedim penal ndaj 18-vjeçares F. D., banuese në Cangonj, e cila dyshohet se ka goditur me gotë në fytyrë një vajzë 19-vjeçare, identifikuar si P. M.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Korçës, ngjarja ndodhi për motive të dobëta në ambientet e një lokali. E reja e dëmtuar mori ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa ndaj F. D. rëndon akuza për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button