KryesoreLajme

Fieri ngrihet për ndryshim: Mbështetje plebishitare për Partinë Demokratike në takimin me Sali Berishën

Kreu i Partisë Demokratike, z. Sali Berisha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Fierit, ku është pritur me entuziazëm dhe pjesëmarrje të gjerë nga qytetarë të shumtë që kërkojnë ndryshimin.

Shpend Gashi, pedagog, gjatë fjalës së tij u shpreh se përballë kësaj qeverie, nuk ka nevojë për prova të tjera për të treguar se kush është në anën e duhur.
Ai theksoi rëndësinë e dinjitetit, vlerë e trashëguar nga familja dhe e mishëruar në bashkëjetesën ndërkomunitare që karakterizon qytetin e Fierit.

Gashi i bëri thirrje qytetarëve të reagojnë ndaj fyerjeve që vijnë nga Kryeministri, dhe theksoi se mënyra e vetme për ndryshim është mbështetja e plotë ndaj Partisë Demokratike.

Fjala e tij:

Me qeverinë që kemi përballë, nuk na duhet asgjë për të treguar që jemi më të mirët. Ajo çfarë na ka mësuar familja ka qenë dinjiteti.

Nëse Shqipërinë mund ta përshkruajmë si një vend me bashkëjetesë fetare, Fieri është shembulli i bashkëjetesës mes komuniteteve. Ne nuk na ka ndarë as e majta, as e djathta. Emëruesi i përbashkët i këtij populli ka qenë dinjiteti.

Nëse ne pranojmë që Kryeministri të na quajë “qyrk në qafë” – paci jetën – dhe nuk i themi “Rama ik”, por “largohe”, atëherë ne do ta largojmë.

Të qëndruarit në anën e duhur të historisë do të thotë të jesh kundër Ramës. Mënyra e vetme për të maksimizuar votën për ta larguar atë, është të votojmë Partinë Demokratike. Duhet të jemi të gjithë, në mënyrë plebishitare, për ta larguar.

Ky është testi ynë i fundit, prandaj dua të jemi të gjithë bashkë. Nuk e keni idenë sa krenar jam që flas këtu – ëndrrat i kam ende në këtë qytet. Të gjithë bashkë, drejt fitores!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button